Nasim Haradinaj krenohet për nxjerrjen e dosjeve të Speciales

Nasim Haradinaj krenohet për nxjerrjen e dosjeve të Speciales

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, thotë se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale.

Ai në një intervistë për Reporteri.net ka thënë se nuk ka frikë, pasi nuk e njeh fare këtë gjykatë.

Ai ka thënë se krenohet për nxjerrjen e Speciales, ndërsa thotë se kanë bërë të dorëheqet zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip.

“Nuk ka pas gjë më mirë e morale se me u bë me u tërheq (zv.prokurori i Speciales), kurse për mua s’është (Specialja) as sa një ëmbëltore”, ka thënë Haradinaj.