09:33 / 21.09.2020
Universiteti i Prishtinës shpallë konkursin për studentët e rinj
Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se e ka hapur konkursin për pranimin e studentëve.
Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur maturantë,
Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e I-rë të studimeve themelore, për vitin akademik 2020/2021.
Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 njësi akademike, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 30 shtator 2020.























