Përse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë shtatzënisë

Përse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë shtatzënisë

Kafja gjatë shtatzënisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar sot i bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafes gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhanë ekspres.

Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kafeinës që të jetë i sigurtë, për të çuar deri në fund një shtatzëni të shëndetshme dhe të evitohen abortet spontane dhe komplikime të tjera.

Për të arritur në këtë konkluzion grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna. Dhe në bazë të tyre është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafes është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzëni. Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën, duke arritur tek fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar.

Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë çështje dhe sipas ekspertëve duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësore të shtatzënisë në  Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.