Deliu-Kodra: Kurti me pasion ligjëron luftimin e krimit, por s`e luftoi
Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ish-kryeministrit Albin Kurti i ka munguar vullneti politik për luftimin e krimit, të cilin e ka pasion ta ligjerojë, por si duket sipas saj, ka shumë drojë ta ushtrojë.
"Ish- Kryeministri ka legjitimuar sundimin e krimit, duke argumentuar se Kosova nuk ka kapacitete profesionale për ta zbatuar ligjin!", ka shkruar ajo në Facebook
Postimi i plotë:
Absurditeti i javës që shkoi: Ish-Kryeministri justifikon lejimin e veprimtarive kriminale me dijeninë e tij me arsyetimin e mungesës së përvojës së organeve të rendit për ta luftuar krimin!
Shkurt: ish- Kryeministri ka legjitimuar sundimin e krimit, duke argumentuar se Kosova nuk ka kapacitete profesionale për ta zbatuar ligjin!
Sidoqoftë, organet e rendit dëshmuan se janë të aftë të luftojnë çdo krim – kur ekziston vullneti politik.
Ish-Kryeministrit, thjesht, i ka munguar vullneti politik, të cilin e ka pasion ta ligjerojë, por si duket – shumë drojë ta ushtrojë!
Krimi gjithmonë do të kërkojë njerëz të pavullnetshëm ta luftojnë atë, por ata zbulohen shpejtë dhe marrin përgjigjen e merituar.
P.S. Pengimi i zbatimit të ligjit është vepër penale për të cilën duhet përgjigjur penalisht para organeve të drejtësisë!























