Ilkay Gundogan pozitiv në testet e Covid-19

Ilkay Gundogan pozitiv në testet e Covid-19

Ilkay Gundogan është lojtari i radhës që është infektuar me Covid-19.

Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë dhe Manchester Cityt, Gundogan, është infektuar me virusin Covid-19, përcjell lajmi.net.

Lojtari do të obligohet tashmë që të vet-izolohet, pas rezultateve të pranuara.

Gundogan do të jetë në izolim për 10 ditë, pastaj do t’i nënshtrohet përsëri testeve.

Ai nuk do të mund të luajë sonte kundër Wolverhampton Wanderers.