Barcelona ka edhe pesë lojtarë në shitje

Barcelona ka edhe pesë lojtarë në shitje

Me Arturo Vidal që konsiderohet i shitur, Barca ka edhe pesë lojtarë në listën e shitjeve.

Katalanët janë në nevojë për të shitur lojtarë, në mënyrë që të lirojnë vende në listën e pagave.

Arturo Vidal pritet të zyrtarizohet sot tek Inter, njësoj sikur Nelson Semedo te Wolverhampton Wanderers.

Megjithatë, ‘Blaugranat’ planifikojnë të heqin dorë edhe nga pesë lojtarë të tjerë.

Sipas ‘Sport’, Luis Suarez, Jean Clair Todibo, Rafinha Alcantara, Samuel Umtiti e Matheus janë në pritje për skuadra të reja, transmeton lajmi.net.

Ronald Koeman nuk planifikon në ta, pasi ka në pritje disa emra në listën e dëshirave të cilët mund të zyrtarizohen vetëm pas shitjeve.