12:40 / 21.09.2020
Valixhe e dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se është pranuar një informatë që në rrugën “Bill Klinton”, ndodhet një valixhe e dyshimtë.
|
Ajo ka thënë se është bllokuar rrugën “Bill Klinton”, dhe se në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. “Rreth orës 10:30, kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, ndodhet një valigje e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Klinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni për detaje tjera”, ka thane ajo.
|
|
|

























