17:30 / 21.09.2020
Ndryshon ora e takimit të Hotit me delegacionin amerikan
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pres një delegacion nga ShBA, të prirë nga përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ky takim do të zhvillohet nga ora 17:45, njofton Qeveria e Kosovës. Gjatë ditës ishte njoftuar se takimi do të mbahet nga ora 18:30.
Nuk dihet arsyet e ndryshimit të orarit të këtij takimi.























