Zafir Berisha emërohet koordinator nacional për siguri kibernetike
BKT
Lajme

Zafir Berisha emërohet koordinator nacional për siguri kibernetike

Katër persona janë emëruar sot në pozitën e koordinatorëve nacional nga Ministri i Punëve të Brendshme. Lajmin e kanë bërë të ditur nga MPB’ja përmes një njoftimi për media.

Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara :

Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,

– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe

– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe

– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.


MË SHUME NGA Lajme