Grenell në Kosovë, priten marrëveshje të reja
BKT
Lajme

Grenell në Kosovë, priten marrëveshje të reja

Vizita e ambasadorit Grenell në Kosovë ka zgjuar interesim në Kosovë, duke e vlerësuar si tejet të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Në emisionin Imazh, të RTK-së, ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, lidhur me vizitën e ambasadorit Grenell në Kosovë, mes tjerash, deklaroi se rëndësia e kësaj vizite, sidomos për rezultatin e saj nuk mund të themi qartë, aq ma tepër kur  në kuadër të kësaj vizite do të ketë edhe një udhëtim në Greqi, që është diçka e re. Nuk mund të marr guximin të them që mbase do të ketë një diçka e ngjashme me Izraelin.

“Siç duket, ka diçka simptomatike vizita e Grenellit në Greqi, mas vizitës në Kosovë”, deklaroi Spahiu.

Tutje ai theksoi se edhe paralajmërimi i vizitës së presidentit Trump në Kosovë ka diçka që shkon në kuadër të aktiviteteve që shprehin interesimin për Kosovën dhe jo vetëm.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme