Abrashi: Vizita e Grenellit me rëndësi strategjike për Kosovën

Abrashi: Vizita e Grenellit me rëndësi strategjike për Kosovën

Vizitën e të dërguarit Special të presidentit Trump, Richard Grenell, në ditën e sotme u vlerësua si një ngjarje e mirë për vendin, një ditë me rëndësi për shumë projekte zhvillimore për vendin.

Kështu u vlerësua nga ministri Abrashi në emisionin "Special" të RTK-së.

“Vizita e sotme e ambasadorit Grenell, që do të pasojë me vizitat tjera në Greqi, Serbi e pastaj edhe në Izrael, do të ketë ndikim në tërë rajonin”, deklaroi ministri Abrashi

Tutje ministri Abrashi sqaroi se vizita të tilla me personalitetet të ndryshme të SHBA-së, me një bagazh të tillë, nuk ndodhë askund në botë, duke përmendur korporata të ndryshme që janë të gatshme për investime, si DFC, USAID, Departamenti i Energjisë, etj.

“Delegacioni i sotëm amerikan, 14 përfaqësues, dëshmon qartë përkushtimin e SHBA-së për investime në Kosovë.Tani investime të tilla e ndryshojnë qasjene e pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik, nga një vend, i cili nuk ka qasje as rrugore, as hekurudhore e as ajrore me Evropën Juglindore, ndërsa tani kjo do të mundësohet qasjen e saj me këtë pjesë të kontinentit e përmes saj edhe me Evropën Qendrore.RTKLive


MË SHUME NGA Aktuale