Mavraj: Qasja e SHBA-së e vetmja ngjarje me rëndësi kohëve të fundit

Mavraj: Qasja e SHBA-së e vetmja ngjarje me rëndësi kohëve të fundit

Qasja e SHBA-së tani në Kosovë është e vetmja ngjarje e rëndësishme viteve të fundit, një lloj qasjeje ndryshe në krijimin e raporteve të reja në mes të Kosovës e Serbisë dhe më gjerë.

Kështu deklaroi analisti politik Muhamet Mavraj në emisionin “Special” te RTK.

“Ky lloj veprimi i ShBA-së duket të jetë një tip ndryshe, antipod i BE-së në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. Qasja serioze për zbatimin e zotimeve të tyre që kanë marrë në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi mes tjerash Mavraj.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen e sotme, Mavraj, në cilësinë e qytetarit kosovar theksoi se "proceset e nisura në Shtëpinë e Bardhë i shoh se gjërat po ecin përpara, po lëvizin gjërat. Shoh qasjen serioze që po shfaqin amerikanët, ndërkohë që këshilloj përfaqësuesit tanë që të kenë kujdes në tekstet që do t’i kenë përpara, të dinë se çfarë do të nënshkruajnë, sepse kemi implikime të ndryshme nga Serbia, pastaj implikime gjeopolitike e gjeostrategjike etj." RTKLive


MË SHUME NGA Aktuale