Babai i Agon Musliut: Çfarë ju pengoi juve të VV-së prezenca ime këtu?
Naim Musliu, babai i Agon Musliut, ka pasur vërejtje të ashpra në fillim të raportimit të tij në Komisionin për menaxhimin e pamdenisë COVID-19. Ai e ka kundërshktuar ashpër kryetaren e komisionit, Mimoza Kusari-Lilën.
Paraprakisht, ai kërekoi të mbahet një minutë heshtje, ndërsa tutje e akuzoi Kusari-Lilën se s’po tregon ndjeshmëri të duhur për rastin e vdekjes tragjike të Agon Musliut. Ajo madje e akuzoi deputeten e VV-së se ka dhënë porosi specifike para raportimit të tij në këtë komision parlamentar, raporton Express.
“Para se ta marr fjalën, kam vërejtje menjëherë. Vërejtja fillon qysh në komision. Ju zonja Kusari-Lila administratën e keni porositur edhe çka duhet me më thënë mua, që unë po e them të vërtetën.. Se djali im qenka i Bangladeshit a? Mu më ka thënë vetë administratorja”, ka thënë Naim Musliu.
Babai i Agonit i ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po e ngrisin zërin për këtë vdekjen e djalit të tij, por sipas tij, ata po e ulin kokën kur po flitet për këtë rast.
“Sidomos ju të Vetëvendosjes, kur është votu, unë e kam përcjellë mirë. Çfarë ju pengoi more juve zonja Kusari-Lila – ty dhe asaj Kollçakut – prezenca ime këtu? Po të kish vdekë djali yt ose i kësaj tjetrës, çfarë do të kishit bërë? Ju, sidomos ju të Vetëvendosjes, në parlament edhe gjithkund, kur është fjala për djalin tim, po e ulni kokën, po e shtini ndër këmbë. Pse s’e ngritni zërin sikur për tjerët? A s’ju vjen gjynah për djalin tim a? Me qenë djali juaj flakë për gojë kishit qitë”, ka thënë babai i Agon Musliut.























