Kadrijaj takohet me delegacionin e Afrikës Qendrore
BKT
Lajme

Kadrijaj takohet me delegacionin e Afrikës Qendrore

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryetarja Time Kadrijaj, priti sot një delegacion nga Republika e Afrikës Qendrore, kryesuar nga kryetari i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim, Kaigama Benjamin.

Gjatë këtij takimi u vu në dukje nevoja e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

Për kultivimin e këtyre raporteve, u vlerësua se ai mund të arrihet me këmbim vizitash të ndërsjella, si dhe angazhim reciprok në mbështetje të kauzave të përbashkëta.

Në fund të takimit, anëtarët e komisionit pasi falënderuan mysafirët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë, përkatësisht Kuvendit të Kosovës, e falënderuan atë për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Republikës së Afrikës Qendrore.

Po ashtu, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë që gjatë një të ardhmeje të afërt ta vizitojnë këtë shtet mik të Republikës tonë.

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë, komisioni, priti në takim një...

Posted by Time Kadrijaj on Tuesday, September 22, 2020


MË SHUME NGA Lajme