Shtyhet samiti i BE-së, presidenti i Këshillit të Evropës në izolim

Shtyhet samiti i BE-së, presidenti i Këshillit të Evropës në izolim

Samiti i Bashkimi Evropian i cili pritej të zhvillohej në datat 24 dhe 25 shtator është shtyrë për në fillim të tetorit.

Shkak është bërë futja në karantinë e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel i cili ka pasur kontakte me një roje të sigurisë i infektuar me COVID-19.

Michel, i cili kryeson samitet e BE,  rezultoi negativ por do të duhet të ndjekë rregullat në Belgjikë, duke shkuar në izolim.

Shtyrja  e samitit është një goditje për Greqinë dhe Qipron, të cilët tani duhet të presin fillimin e Tetorit për të diskutuar se si t’i përgjigjen tensioneve në Mesdheun Lindor. Po ashtu gjatë këtij samitit pritet të diskutohet edhe për situatën në Bjellorusi.