Kafeja ndihmon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer

Kafeja ndihmon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer

Një studim i kryer së fundmi tregon se kafeja mund të ndihmojë në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer të zorrës së trashë. Në studim në të cilin morën pjesë 1 171 pacientë me sëmundje të përparuar ose metastatik, u zbulua se konsumimi i kafesë “shoqërohej me një rrezik më të ulët të përparimit të sëmundjes dhe vdekjes”

Pacientëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për dietën e tyre, si dhe zakonet e konsumit të kafesë, të dhëna të cilat u mblodhën përgjatë viteve 2005 deri në 2018. Studiuesit zbuluan se ata që pinin një filxhan kafe në ditë kishin një rritje të mbijetesës prej 11% krahasuar me ata që nuk pinin, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, ata që pinin edhe më shumë kafe, ose më shumë se katër filxhanë në ditë, kishin një rritje 36% të mbijetesës dhe 22% rritje të progresit të jetesës.  Chen Yuan, bashkëautori i studimit nga Instituti Dana-Farbe tha se kafja ka disa përbërës që “kanë veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe të tjera që mund të jenë aktive kundër kancerit”.

“Studimet epidemiologjike kanë zbuluar se marrja më e lartë e kafesë ishte e lidhur me përmirësimin e mbijetesës në pacientët me kancer të zorrës së trashë të fazës 3, por marrëdhënia midis konsumit të kafesë dhe mbijetesës në pacientët me forma metastatike të sëmundjes nuk ka qenë e njohur.”, shtoi Yuan.