Prokuroria e Specializuar flet për dosjet që po u jepen OVL të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar flet për dosjet që po u jepen OVL të UÇK-së

Gjykata Speciale është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre, ka thënë Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitetet e tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë“, ka thënë Bennett në një deklaratë për media, të lëshuar të martën.

Tri herë këtë muaj, OVL e UÇK-së ka thënë se ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumentave nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale.

Identiteti i personit, i cili, sipas OVL-së, ka dërguar në këtë organizatë “mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.