Kjo është deklarata e Munishit pas fitores ndaj Feronikelit
BKT
Sport

Kjo është deklarata e Munishit pas fitores ndaj Feronikelit

Ballkani ka mundur Feronikelin 3:2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues në Suharekë.

“Het-triku” i Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen.

Në fund takimi mund të mbyllej edhe 3:3 sikur Carioca të tregohej më i saktë me kokë.

“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me lujtë me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, u shpreh Munishi për Art Sport.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”.

“Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, u shpreh ai.