Uzuni, gol fantastik me kokë në Champions

Uzuni, gol fantastik me kokë në Champions

Fantastik Myrto Uzuni! Futbollisti i Kombëtares “abonohet” me golin në Ligën e Kampionëve.

Pasi i siguroi kualifikimin Ferencvaroshit në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, baratasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Moldes, të vlefshme për  turin “Play-Off”.

Në minutën e 52-të, pas një harkimi të Botkës, nga e djathta, Uzuni, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e çuar topin në cepin e portës, dhe duke dyfishuar shifrat në transfertë ndaj norvegjezëve.

Më herët për Ferencvaroshin kishte realizuar Boli. Takimi përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.