Në arkivat polake zbulohen të dhëna për James Bond-in e vërtetë

Në arkivat polake zbulohen të dhëna për James Bond-in e vërtetë

Polakët u befasuan nga lajmi se një agjent britanik me emrin James Bond ishte në shërbimin sekret të Madhërisë së saj në Poloni në vitet 1960, i cili u botua në rrjetet e tij sociale nga Instituti polak i Kujtimit Kombëtar (IPN).

Sipas arkivave të Institutit polak, James Bond erdhi në Poloni më 18 shkurt 1964 dhe ishte punësuar si arkivist nga një atashe ushtarak në Ambasadën britanike. Ai shpejt u pikas nga zyrtarët polakë të kundërzbulimit.

"Ne e dimë se ai ishte në Poloni në 1964 dhe 1965," tha drejtoresha e IPN Marzena Kruk për Reuters.

"Ai udhëtoi pak në Poloni, i donte gratë, si dhe adashin e tij fiktiv, por nuk ka asnjë fjalë për Martini," tha Kruk.

Martini është pija e preferuar e personazhit imagjinar, por "ne kemi informacion se atij i pëlqente birra polake, shton Kruk.

Bond ishte nën mbikëqyrje të rreptë, duke vizituar rajonet e Bialystok dhe Olsztyn në Poloninë verilindore për t'u përpjekur të "depërtonte në objektet ushtarake" në shtetin satelitor sovjetik, thuhej në dokumente.

Ai nuk vendosi kontakte me shtetasit polakë. Të gjithë polakët që dyshohet se kanë punuar me agjentë në anën tjetër të Perdes së Hekurt do të kishin pasoja të rënda.

Agjenti sekret britanik 007, krijuar nga autori Ian Fleming, u shfaq në ekranin e filmit në vitin 1962 në filmin "Dr.No" me Sean Connery në rolin kryesor.

"Ndoshta ata bënë shaka pak me kundërzbulimin polak," tha Kruk.