Osmani i shkruan letër homologut izraelit për fillimin e bashkëpunimit

Osmani i shkruan letër homologut izraelit për fillimin e bashkëpunimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar letër homologu të saj izraelit, Yariv Levin për fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve dhe dy institucioneve.

Osmani në këtë letër drejtuar homologut Levin thotë se Kosova dhe Izraeli 11 ditë më parë kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe është nder për të, të krijojë kontaktet për herë të parë ndërmjet Kuvendeve të dy shteteve.

“Mezi pres takimin me ju. Ju lutem nga tregoni se kur mund të kontaktojmë përmes lidhjeve me video në mënyrë që të diskutojmë për hapat e bashkëpunimit. Jam e interesuar të diskutojë për krijimin e grupit parlamentarë të miqësisë ndërmjet izraelit dhe Kosovës dhe ta institucionalizojmë bashkëpuninin ndërmjet dy paralementeve”, shkruan Osmani në këtë letër.