18:10 / 24.09.2020
Arrestimi i sotëm nga GJS-Hodaj: Në aspektin ligjor e pritshme
Avokati Taulant Hodaj, në emisionin Imazh të RTK-së, ka folur për arrestimin e sotëm nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ai ndër të tjera shtoi se arrrestimi Sali Mustafës është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale e jo me urdhër të Prokurorisë, sepse po të bëhej arrestimi me urdhër të Prokurorisë, I pandehuri brenda 48 orësh do të paraqitej para Gjyqtarit të Procedurës paraprake, për të proceduar më tej nëse është për paraburgim apo burgim. Prandaj në aspektin ligjor ky arrestim i sotëm ka qenë i pritshëm.
Tutje Hodaj sqaroi rolin e Gjykatës Speciale ku theskoi se nga ky institucion tani kemi për herë të parë një aktakuzë të konfirmuar, ku pjesë e kësaj aktakuze është edhe Sali Mustafa, ndërkohë që për të tjerët ende nuk kemi të dhëna.RTKLive























