“Fitova atë që doja”, Gjoka: Ja çfarë më tha Mourinho në fundin e ndeshjes
BKT
Sport

“Fitova atë që doja”, Gjoka: Ja çfarë më tha Mourinho në fundin e ndeshjes

24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka.

Tekniku kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinhon, në përballjen e sotme mes Shkëndijës dhe Totenhemit.

Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh: “Jose Mourinho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.

“Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinhon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.