Jashari: PDK në çdo moment mund ta rrëzojë qeverinë Hoti!
BKT
Lajme

Jashari: PDK në çdo moment mund ta rrëzojë qeverinë Hoti!

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thotë se PDK-ja në çdo moment mund ta rrëzojë qeverinë Hoti.

Ai thekson se Gjykata Speciale dhe procesi i zgjedhjes së Presidentit, janë dy sfidat që kjo qeveri nuk mund t’i tejkalojë pa rënë nga pushteti.

“Fati i qeverisë Hoti do të varet shumë nga qasja e PDK-së, pasi në çdo kohë PDK mund ta rrëzoj këtë qeveri, afati për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe veprimet e gjykatës speciale janë sfida që qeveria Hoti e ka të vështirë ti kaloj pa u rrëzuar, përveç nëse tregohet shumë pragmatike dhe siguron një marrveshje të brendëshme për të stabilizuar koalicionin.Raportet e koalicionit qeverisës dihet botërisht se nuk janë të mira dhe për këtë kanë dëshmuar vetë partnerët e koalicionit qeverisës në çdo proces ku është kërkuar uniteti, e sidomos në kuvend ku nuk mund të sigurohet as numri prej 61 votash për të kaluar edhe ligjet me të thjeshta” thekson Jashari për “Gazeta Blic”


MË SHUME NGA Lajme