Gashi: Mos të shkohet në spekulime, paratë e Trustit janë të qytetarëve

Gashi: Mos të shkohet në spekulime, paratë e Trustit janë të qytetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë thirrje kolegëve të tij deputetë të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Ai ka bërë thirrje të mos spekulohet, pasi paratë e Trustit janë të qytetarëve dhe nuk i merr shteti.

Të gjitha çështjet e rëndësishme do t’i diskutojmë dhe jemi të gatshëm të gjitha shqetësimet t’i përfshijmë në amendamente

“Pikë së pari nuk është mire me spekulu. Paret që tërhiqen prej Trustit i merr kontributdhënësi pra qytetari. Nuk ka asnjë mundësi që shteti me i marr paret qytetarëve . Mendoj se asht një mundësi e mirë me i dhanë shtytje ekonomisë me u zhvillu. Rëndësi sot ka një çështje, e kemi një projektligj para vetes, të gjitha çështjet e rëndësishme do t’i diskutojmë dhe jemi të gatshëm të gjitha shqetësimet t’i përfshijmë në amendamente” tha Gashi.


MË SHUME NGA Aktuale