Dështon sërish votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Dështon sërish votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kuvendi i Kosovës, sërish nuk e ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim, dhe projektligji do të votohet përsëri në seancën e ardhshme.

Osmani: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike hedhet në votim seancën e ardhshme përsëri

“60 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në Seancën e ardhshme”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas votimit të deputetëve.

Projektligji për rimëkëmbje ekomomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk po e gjen mbështetjen PDK dhe Vetëvendosjes.


MË SHUME NGA Aktuale