Gucci hedh në treg xhinse 800 dollarë me njolla të rreme bari në gjunjë

Gucci hedh në treg xhinse 800 dollarë me njolla të rreme bari në gjunjë

Xhinset me njolla bari të Gucci nga koleksioni Vjeshtë/Dimër rezultojnë të jenë aq të papëlqyeshme sa atletet e pista nga viti i kaluar, të cilat kushtuan 870 dollarë.

Gucci tronditi fansat e modës me koleksionin vjeshtë/dimër. Marka ofron xhinse me pamje si “të veshura” dhe blogerët nuk arrijnë të pajtohen me markën.

Në faqen e tyre të internetit xhinset me emrin “Eco washed denim pants”, kushtojnë 800 dollarë dhe kanë njolla të freskëta të barit rreth gjunjëve.

Përveç xhinseve me këtë çmim, janë edhe kominoshet me çmim 1200 dollar, gjithashtu me njolla bari te gjunjët.

Sipas zëdhënësit të markës, materialet e tyre kanë marrë trajtim të veçantë.

Xhinset me njolla bari duken të çuditshme, nuk janë aspak si xhinset e grisura që jemi mësuar t’i shohim çdo vjeshtë.

Shumica e njohësve të modës nuk gjejnë asgjë tërheqëse te këto xhinse. /telegrafi/