Qumështi i gjirit ushqen te fëmija dashurinë për perimet

Qumështi i gjirit ushqen te fëmija dashurinë për perimet

Javët e para të jetës janë momenti kryesor në të cilin bebet zhvillojnë shijen e tyre, përmes ushqimit të shëndetshëm.

Sipas të dhënave të agroweb.org, është bërë një studim, ku 97 nëna që ushqenin fëmijën me gji u ndanë në disa grupe. Për një muaj, tre grupe konsumuan nga një gotë me lëng karrote, selino, panxhar apo lëng perimesh të përzjera. Një grup nisi këtë regjim kur bebet ishin dy javshe, një grup tjetër ku bebet ishin një muaj e gjysmë dhe grupi i tretë kur bebet ishin 2 muajsh.

Nga vëzhgimi rezultoi se foshnjat që ishin ushqyer nga grupi i nënave që kishin konsumuar lëng perimesh në momentin kur i’u ofrua të provonin pure karrotash apo pure me perime të tjera me shije jo familjare si psh brokoli, i preferuan ato. Vetëm 8 % e foshnjave refuzuan ushqimin.

Foshnjat dy javëshe konsumuan më shpejt dhe më lehtë qumështin me shijen e karrotës se sa ato të grupit të nënave që nisën konsumimin e lëngut të perimeve më vonë apo konsumuan ujë në vend të lëngut të perimeve. U desh një muaj që foshnjat të mësoheshin me shijen e perimeve.

Pra, mënyra e të ushqyerit të nënës dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme prej saj, sidomos i perimeve ndryshon dhe ndikon në shëndetin e gjithë familjes.
Preferencat e ushqimit tek fëmijët ndikohen shumë nga prindërit e tyre. Nëse ushqimi i nënës ka varitetet, ajo ndihmon fëmijën për të qenë më i hapur ndaj shijeve të reja.