16:06 / 25.09.2020
Lyon i ofron rinovimin Depayt!
E ardhmja e Memphis Depay mbetet mes Lyonit dhe Barcelonës.
Sulmuesi holandez është në vitin e fundit të kontratës me klubin por kjo nuk e ka penguar presidentin Aulas ti kërkojë Barcelonës deri në 30 milionë euro për kartonin e tij. Vetë numri 1 i klubit tha se Barcelona e ka të pamundur financiarisht blerjen e Depay duke konfirmuar se i ka ofruar rinovimin lojtarit me një pagë të konsiderueshme. Aulas tha me bindje se klubi do të përshtatet edhe nëse Depay vendos të largohet me parameter zero në verën e ardhshme.























