Dortmundi firmos me një tjetër talent anglez!
BKT
Sport

Dortmundi firmos me një tjetër talent anglez!

Sektori i zbulimit të talenteve te Borussia Dortmund është padyshim ndër më të mirët në botën e futbollit.

Pas të riut Bellingham që nënshkroi pak javë më parë, verdhezinjtë bëjnë një tjetër goditje teksa rrëmbyen nga Manchester City një nga lojtarët më premtues të futbollit anglez, Jamie Bynoe-Gittens. 16-vjeçari shihet si një tjetër Jadon Sancho për nga karakteristikat dhe drejtori sportiv Zorc tha se lojtari fillimisht do të luajë me ekipin U-19 dhe nuk do të vihet në presion për të debutuar me skuadrën e parë.