Kuvendi miratoi përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutë
BKT
Lajme

Kuvendi miratoi përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar unanimisht me 93 vota amendamentin Kushtetues nr. 26 ku përfshihet Konventa e Stambollit brenda Kushtetutës së Kosovës. Ky votim u shoqërua me duartrokitje të të zgjedhurve të popullit.

“Konstatoj së me 93 vota për, përfshirë 17 vota të deputeteve që nuk janë shumicë, me zero vota kundër dhe zero abstenime miratohet unanimisht amendamenti nr.26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Absolutisht e meriton një duartrokitje”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme