Çerkini: GJS heshtë për arrestimin e dy krerëve të OVL të UÇK-së
Në emisionin “IMAZH” të RTK-së, avokati Artan Çerkini, foli për asrrestimin e dy krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nga ana e EULEX-it.
Ai, lidhur me arrestimet e sotme nga EULEX, Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së dhe më vonë edhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i kësaj organizate, nga Gjykata Speciale, ndër të tjera theksoi se nuk është lëshuar asnjë dokument zyrtar asnjë informatë a komunikatë pë rastin.
Tutje ai hodhi dyshimin se z. Gucati dhe z. Haradinaj, nuk ishin marrë në intervistim nga GJS, qoftë si dëshmitarë, qoftë si të akuzuarë, të pretenduara nga Prokuroria Speciale, atëherë mund të mendohet se këta dy udhëheqës të kësaj organizate mund të jenë arrestuar pë shkak të dosjeve të sjella më parë në këtë organizatë.
Duke sqaruar natryrën organizative dhe misionin e OVL të UÇK-së, avokati Çerkini shtoi se kjo organizatë ka pasur interes ta njoftojë opinionin për ngjarjet që po ndodhin, sepse të atakuar nga GJS janë anëtarët e OVL të UÇK-së, prandaj edhe vetë misioni i kësaj organizate është mbrojtja e anëtarësisë së vet.
Ndërkaq, pyetur për dilemat e origjinalitetit të atyre dosjeve, avokati Çerkini theksoi se tani pas këtij intervenimi dilemat janë hequr. RTKLive.























