Arbëria shokon Besën e Pejës
BKT
Sport

Arbëria shokon Besën e Pejës

Anëtarja e re e elitës së futbollit tonë, Arbëria ka vazhduar me rezultate pozitive edhe në javën e tretë, raporton RTKLive.com.

Skuadra e Arbnor Morinës sot e ka mposhtur në udhëtim Besën e Pejës, me rezultat 0-3. Skuadra nga Dobraja në duel me ekipin pejanë, shfaqi paraqitje mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues në terren dhe duke shënuar tre gola.

Agon Llugiqi (49’) zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën udhëtuese në epërsi prej 0-1. Ndërkohë, Labinot Ibrahimi (70’) dyfishoi avantazhin e Arbërisë nga penalltia. Goditjen e fundit nikoqirëve ua dha Çlirim Kashtanjeva (87’).

Kjo është fitorja e dytë e Arbërisë e cila tani kryeson tabelën me shtatë pikë të tubuara, derisa Besa akoma nuk ka shijuar fitoren në këtë edicion të garave. /RTKLive/