Broja: Ti marrim ndeshjet një nga një, me Dajën jemi më të fortë
Bojkoti i sezonit te Superiores po zgjat pambarimisht fazat përgatitore te ekipeve shqiptare, aq sa po shndërrohet në një problem tashmë dhe për vete lojtarët.
Rron Broja i Partizanit, që këtë vit pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formacionin e të kuqëve këtë tejzgjatje ka filluar ta shohë problematike për skuadrën e tij por dhe klubet në tërësi.
Përshtatja me trajnerin e ri Ilir Daja ka patur nevojë për kohë por pak nga pak Partizani i Ilir Dajës po konturohet.
Broja pranon se ekipi ka fituar siguri ndërsa sa i përket partneritetit në mesfushë ku flitet shumë për një dyshe me Feratin përpara mbrojtjes, ai deklaron se përshtatet me cilindo koleg te repartit.
Me merkaton e bllokuar për Partizanin nuk do të jetë e thjeshte dhe vetë Broja nuk kërkon ta përmende fjalën titull pas i ekipi duhet t’i hedhë hapat një nga një.
Ndërkohë te të kuqtë Asani vazhdon të stërvitet. Pistat e Spanjës dhe Turqisë mbeten të pranishme por me shume mundësi dhe këtë sezon e ardhmja për të do të vazhdojë të jetë e kuqe.























