Fazliu: Qëllimi i Speciales, eliminimi nga skena i drejtuesve të UÇK-së
Faik Fazliu, ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale për qëllim ka eliminimin nga skena politike të bartësve të luftës së UÇK-së.
“Nuk mendoj se sjellja e dosjeve ka krijuar gjendje të re, por mendoj se qëllimi është eliminimi nga skena politike të gjithë bartësve të luftës së UÇK-së”, ka thënë Fazliu.
Sipas tij, me këtë aktakuza dhe arrestime nuk do të mbetet asnjë bartës i luftës së UÇK-së pa u njollosur.
“Kjo njollosje vije pasi që më s’ka rëndësi a dalin të pafajshëm apo jo. Shihne rastin e zotit Haradinaj sa vjet ia mori Haga, duke u gjykuar nga dëshimtarë të krijuar nga prokuroria. Është e rrezikshme krijimi i dëshimtarëve nga prokuroria”, ka thënë ai.
Fazliu mendon se pasojat e aktakuzave dhe arrestimeve do t’i vuaj e gjithë Kosova. /RTKLive/























