Legjendat e Barcelonës kritikojnë ekipin për largimin e Suarezit
Neymar, Dani Alves dhe Samuel Eto u bashkuan të gjithë bashkë me Lionel Messin duke kritikuar Barcelonën për trajtimin që i’u bë Luis Suarezit.
Legjendat katalanase shfaqën zhgënjimin e tyre pasi sulmuesi u shit tek rivalët e Atletico Madridit për 6 milionë euro.
Messi publikoi një mesazh të gjatë në “Instagram” për largimin e Suarezit. Menjëherë ish-shokët e argjentinasit tek Barcelona hynë në veprim duke kritikuar klubin.
Neymar ishte i pari që reagoi: “E pabesueshme mënyra se si ato i bëjnë gjërat”. Më pas komentoi Alves: “Për fat të keq ky është realiteti prej shumë kohësh. Ai thjesht konfirmohet vit pas viti. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk dinë asgjë për të”.
Në fund komentoi edhe Eto: “Respekti nuk blihet. Kujdesu për veten tënde”.
Ndërsa në postimin e Messit për largimin e Suarezit, mes të tjerash shkruhej: “Ti nuk e meritoje këtë trajtim. Por në këtë pikë asgjë nuk më habit”.























