Kush janë viktimat e Grupit të Ndjekjes Operative?
Arianit Kelmendi, punëtor i organizatës amerikane Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, ka mbetur i vdekur gjatë sulmit në kafe galerinë Koha, kurse kolegu i tij, Astrit Ajeti, ishte plagosur në këtë sulm. Ajeti ka rrëfyer se nga ky sulm kishin pësuar edhe Jasmin Jaha, Agim Bala dhe Afrim Gashi. Dëshmitari serb, sipas dokumenteve të siguruara nga emisioni “Udhëve” në RTK, ka dëshmuar edhe për këtë sulm
Në dëshminë e dhënë nga pjestari i Grupit të Ndjekjes Operative, zbulohet plani që ky grup kishin bërë për sulmin në kafe galerinë “Koha”, pronar i së cilës ishte Ramiz Balaj, një ish redaktor dhe gazetar i Radio Prishtinës, i cili në galerinë Koha organizonte edhe shumë evente të rëndësishme kulturore, pasi shqiptarët ishin larguar nga institucionet. Balaj ekskluzivisht për emisionin “Udhëve” ka treguar se
Në këtë sulm, ishte vrarë i riu Arianit Kelmendi, punëtor i organizatës amerikane , si dhe ishte plagosur edhe doktori Astrit Ajeti që punonte në këtë organizatë, bashkë edhe me disa kolegë dhe persona tjerë që kishin shkuar në atë moment në galerinë Koha, për të bërë ndërrimin me kolegët që punonin në IRC.

Dëshmia e Astrit Ajetit, forcon argumentet e dhëna nga dëshmitari serb, para organeve të ndjekjes në Serbi.
“Ne kemi qenë në një tavolinë të ulur, ka qenë disa pjesë e personelit, ka qenë bashkë në tavolinë afër meje, tre personel të organizatës tonë, Arianit Kelmendi që mundësisht ka mundur me qenë edhe në lëvizje pak të vogël; ka qenë edhe Jasmin Jaha, ka qenë edhe Agim Bala dhe Afrim Gashi, të gjothë këta që kemi pësu prej atij sulmi, që lirisht mund ta quaj edhe terrorist”, është shprehur doktori Astrit Ajeti.
Sipas tij, vetëm është dëgju një hapje e derës, një klithje për disa sekonda dhe një eksploziv i hatashëm që e ka rrënu komplet nga brenda enterierin. “Dhe na ka lanë ashtu, fryma, blasti i shpërthimit të përplasen krejt në anën e kundërt të pozicionit ku kemi qenë”, ka shtuar ai.























