Situatë e vështirë tek City, Guardiola: Kam vetëm 13 lojtarë gati
BKT
Sport

Situatë e vështirë tek City, Guardiola: Kam vetëm 13 lojtarë gati

Situata tek Manchester City duket e vështirë. Pep Guardiola ka pranuar se ka gati vetëm 13 futbollistë.

Jashtë për shkak dëmtimesh janë emra të rëndësishëm si: Aguero, Gundogan, Bernardo Silva, Cancelo apo dhe Laporte. Kjo ka bërë që trajneri spanjoll të detyrohet të marrë lojtarë nga akademia e Manchester Cityt. Në ndeshjen ndaj Bornmuthit për “EFL Cup”, Guardiola aktivizoi në sulm 17-vjeçarin Delap, i cili ia doli të shënonte.

“Po përballemi me një situatë të vështirë dhe kemi nevojë për lojtarë nga Akademia. Nga ekipi i parë kam vetëm 13 futbollistë në formë”, tha Guardiola.

“Kemi probleme në sulm dhe Delap do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Do e shfrytëzojmë, do të aktivizohet”, theksoi strategu spanjoll.