City nis negociatat me Benfican për Dias
BKT
Sport

City nis negociatat me Benfican për Dias

Klubi i madh anglez, Manchester City synon që gjatë kësaj verë, ta sjellë në ‘Etihad Stadium’ mbrojtësin e Benficas, Ruben Dias.

Sipas “BBC”, ‘qytetarët’ tashmë kanë nisur negociatat me skuadrën portugez për mbrojtësin Dias, transmeton RTKLive.com.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola ende është në kërkim të qendër-mbrojtësi që të do mbulonte pozitën Vincent Kompany pasi belgu u largua nga skuadra vitin e kaluar.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly prej kohësh ishte cak i skuadrës angleze, por ky transferim thuhet së ka dështuar për shkak së City nuk do të paguajë çmimin që kërkon Napoli.

Portugezi Dias mësohet së është opsion i mundshëm që të transferohet tek nënkampionët e Anglisë. /RTKLive/