Tri klubet e mëdha evropiane pas Rudiger
BKT
Sport

Tri klubet e mëdha evropiane pas Rudiger

E ardhmja e mbrojtësit Rudiger duket së do të jetë larg Chelseas.

Sipas medieve britanike, lojtari kërkon largimin nga Stamford Bridge pasi ka humbur pozitën e titullarit në skuadrën e Frank Lampardit, raporton RTKLive.com.

Rudiger është duke u kërkuar nga tri klube të mëdha evropiane. PSG, Barcelona dhe Roma janë klubet e interesuara për mbrojtësin e ‘bluve’ të Londrës.

Krerët e këtyre tri klubeve, tashmë kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit, e ardhmja e të cilët do të vendoset brenda pak ditësh. /RTKLive/