Grenelli gazetarit boshnjak: Kurrë s’ke qenë më i rëndësishëm se tani

Grenelli gazetarit boshnjak: Kurrë s’ke qenë më i rëndësishëm se tani

I dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell të premten ka polemizuar me gazetarin dhe analistin boshnjak, Jasmin Mujanoviq në kuadër të reagimeve pas propozimit që Ujmani të emërtohet “Liqeni Trump”.

Grenell ka shpërndarë statusin kritikues të Mujanoviqi, duke shkruar: “Kurrë s’ke qenë më i rëndësishëm sesa tani Jasmin”.

“I dërguari i Presidentit Trump Kosovë-Serbi ka disa ndjenja të rrëmujshme lidhur me pretendimin tim se riemërtimi i kompleksit të Liqenit Gazivoda si "Liqeni Trump" nuk është arritja që ai do të donte të besonim. Dhe ai me sa duket ka kohë të mendojë edhe për këtë. Një diplomat serioz, qartë” , kishte shkruar ndërkaq Mujanoviqi, statusin e të cilit e ka shpërndarë dhe të cilit i është përgjigjur Grenelli.

Diskutimet për emërtimin e Liqenit të Ujmanit në “Liqeni Trump”, po bëhen edhe në skenën kosovare. Kryeministri Hoti ka deklaruar se është traditë dhe kulturë që të nderohen miqtë, duke lënë të kuptohet se është pro një ideje për ri-emërtim.