23:36 / 25.09.2020
Reagimi i Daut Haradinajt: Poston foto të luftës me Nasimin dhe babën e tij
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ndaj arrestimeve që u bënë sot gjatë ditës nga zyrtarët e EULEX’it, e ku ndër të arrestuarit ishte edhe nënkryetari i OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradinaj.
Deputeti Haradinaj postoi një fotografi ku shihet me babain e vet, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj dhe me Nasim Haradinajn.
Fotografi kjo e shkrepur gjatë luftës së fundit në Kosovë, e ku subjektet në fotografi shihen të veshur me uniforma kamuflazhi të UÇK’së.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3229768387076267























