Inter përmbysë Fiorentinën në një ndeshje të "çmendur"
Inter e ka bërë `çmendurinë` duke e përmbysur Fiorentinën në ‘San Siro’, për fitoren 4:3 të shtunën mbrëma.
Mysafirëve nga Firence iu nevojitën tre minuta për të kaluar në epërsi, kur shënoi Christian Kouame, por Inter barazoi në 1:1 në fundin e pjesës së parë, me një supergol të realizuar nga Lautaro Martinez.
Inter arriti edhe të përmbyste rezultatin, kur Federico Ceccherini shënoi autogol në minutën e 52′.
Vazhdimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku Fiorentina arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë, për 2:3, nëpërmjet Gaetano Castrovilli në minutën e 57′ dhe Federico Chiesa në minutën e 63′..
Por, kjo ndeshje rezervoi një fund të çmendur, i cili i takoi plotësisht Interit, që fillimisht barazoi me Romelu Lukakun për 3:3, dhe pastaj Danilo D’Ambrosio shënoi për fitoren 4:3.























