Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë, Ganimete Sava, Drejtoreshë ekzekutive e NGO “Art Without Limit” si dhe Burim Haliti,Drejtor artistik, regjisor të cilët flasin për nisjen e festivalit të filmit ndërkombëtar “ART WITHOUT LIMIT”.
Po ashtu mysafirë do të jenë Petrit Baliaj, Kryeshef ekzekutiv, shoqata e bankave të Kosovës dhe Majlinda Aliu, flasin për
"PASOJAT E COVID-19 NË SISTEMIN BANKAR".
Ndërsa në një lidhje drejtpërdrejtë do të jetë Besjana Muhadri, Artiste e cila na tregon më shumë rreth pikturave të veçanta në dru dhe kasanak.
Se çfarë moti na pret këtë javë na tregon drejtpërdrejtë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























