15:59 / 27.09.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas javës së tretë
Më ndeshjen Gjilani-Ballkani (0-0), është mbyllur java e tretë e Superligës.
Anëtarja e re e elitës sonë, Arbëria është befasi e këtyre tri xhirove pas kryeson tabelën me shtatë pikë, aq sa edhe Ballkani në vendin e dytë.
Në vendin e tretë ndodhet Feronikeli më katër pikë, sikurse Prishtina, Drenica e Gjilani.
Ndërkaq ende pa pikë janë Llapi, Besa dhe Drita, kjo e fundit ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshjes për shkak të pjesëmarrjes në garat e Europa League.























