Gjen. Lame: GJS krijon imazh ndryshe në opnionin ndërkombëtar
Në emisionin “Studio e hapur” të RTK-së, Kudusi Lame, Gjeneral i Armatës shqipatre, foli për arrestimet e fundit të GjS ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe krerët e OVL të UÇK-së.
Gjenereali Kudusi Lame, duke dashur që t’ua tërheqë vëmendjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, tregoi një episod interesant të luftës së SHBA-së me Vietnamin, për rënien heroike të një mjeku të ushtrisë, i cili flijoi veten duke i shpëtuar të plagosurit në front. Dhe bashkëluftëtarët në SHBA bënë përpjekje të pafundme derisa kryetari i SHBA-së ia akordoi titullin Hero.
“Me këtë episod dua të them që misioni i luftëtarëve të UÇK-së nuk ka përfunduar. Misioni i tyre nuk përfundon deri në frymën e fundit".
“UÇK nuk ishte organizatë pa identitet, por një nga organizatat më me vlerë në botë. Vepra politike-ushtarake e saj është kaq madhështore, sa një ushtri e tillë, siç ishte UÇK, brenda një viti e gjysmë lufte arriti të bëhet bashkëpunëtore, bashkudhëtare e botës moderne, në mënyrë që e gjithë bota moderne të vijë e ta mbështesë luftën e saj të drejtë”, deklaroi gjeneral Kudusi Lame.
“Ky ishte shembull i vetëm në botë i UÇK-së”, shtoi ai.
Tutje ai theksoii se një vlerësim pozitiv për UÇK-në e kishte edhe SHBA, si dhe gjithë vendet demokratike e sidomos NATO, si organizatë më e arrira në botë në fushën e sigurisë botërore.
“GJS sjellë dëme se po krijon imazh ndryshe në opnionin ndërkombëtar, po mjegullon opinionin brenda vendit, duke dëmtuar, fundja, edhe vetë luftëtarët e lirisë”.
I pyetur për burgosjen e krerëve të OVL të UÇK-së, gjen. Lame shtoi se nuk di nëse një organizatë e tillë në botë të jetë përdhosur siç është përdhosur kjo organizatë atë ditë kur u bë bastisja e saj dhe burgosja e krerëve të sajë.
“Si mund t’i ruajmë vlerat ne kur një gjykatë e ndërtuar në mënyrë më mafioze të mundshme, në emër të Evropës është vendosur në Hagë dhe merr mbi vete përgjegësi t’i ndërtojë dosje të luftëtarëve në Beograd, në bashkëpunim me UDB-në dhe me prokurorinë serbe, nuk di si të them tjetër pos përkëdhelje e Evropës ndaj Serbisë”, shtoi gjen. Lame.
Ndërkaq lidhur me arrrestimet e krerëve të OVL të UÇK-së, gjen.Lame shtroi dilemën ndaj GJS nëse këta të fundit do të jenë në gjendje t’i vëjë përballë tyre ata që sollën dosjet, ata që i ndërtuan dosjet, ata që sollën dosjet në Prishtinë. Nëse arrin ta bëjë këtë GJS atëherë meriton emrin Gjykatë, nëse jo, atëherë ajo është klan egërsirash të Afrikës Qendrore. RTKLive























