Baraliu: Haradinaj ka plotësisht të drejt që nuk e njeh këtë Gjykatë
Profesor Mazllum Baraliu, ekspert kushtetues thotë se nëse gjykohet sipas dispozitave të ligjit, nenit një të tij, në bazë të cilit është themeluar gjykata e Dhomave të Specializuara në Hagë, mund të thuhet se kësaj i ka skaduar mandati 5 vjeçar, sepse atje thuhet qartë se mandati i kësaj Gjykate është dashur të vazhdohet para se ai të skadoi.
“Pra rrjedhimisht dhe afati 5 vjeçar i kësaj gjykate ka skaduar edhe pse ka edhe disa dispozita tjera ku ka paqartësi” tha ai në emisionin "Imazh" në RTK. Sipas Baraliut Haradinaj ka plotësisht të drejte që nuk e njeh këtë Gjykatë, sepse kësaj Gjykate jo veç që i ka skaduar mandati, por është sjellë në mënyrë nihioluese ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
Baraliu thotë se nuk dëshiron të përcaktohet se ka apo nuk ka mandatë kjo Gjykatë, por thotë se ka kontradikta të dallashme në mes te dispozitave të ndryshuara të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve e amendamenteve të saj.
Sipas tij ligjit janë miratuar me nguti dhe par këtë janë bë gabime dhe padrejtësi të madha nga klasa jonë politike dhe ndërkombëtarët sepse e ngrit në baza etnike dhe e dënon vetëm një etni që ka mbrojt pragun e shtëpisë dhe nuk merret me gjernocidbërsit , nuk i dënon ata pra i amnistohen.
Si është e ditur, sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj doli për herë të parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, nën dyshimet për pengim të drejtësisë, teksa mbrojtja e tij kerkoi lirimin e tij.
Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj përsëriti qëndrimin se nuk e njeh Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale.























