Haziri: Në Speciale do të dëshmohet se në Kosovë s’ka pasur krime lufte
Në vazhdim të debatit në RTK, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë se pret në fund të procesit në Gjykatën Spciale të dëshmohet se në Kosovë s’ka pasur krime.
“Në fund të procesit pres që në Kosovë nuk ka pasur krime lufte e as element për gjenocid. Edhe nëse gjejnë dëshimtarë në fund, individ të caktuar edhe mund të dënohet, por Kosova pastrohet nga një lloj i faji kolektiv”, ka thënë ai.
Sipas tij, pse në krim duhet të ketë ndarje, pasi që kushdo që gjendet i fajshëm duhet të dënohet.
“Ne kemi dështuar të ndërtojmë institucione kredibile të drejtësisë për t’u marrë me këto krime. Jam i bindur që këto s’janë dosje të Gjykatës Speciale. Ne s’kemi mundur për 5 vjet të dijmë asnjë informacion brenda Gjykatës dhe asgjë s’ka dalë në publik. Dëshimatër janë të mbrojtur”, ka thënë Haziri. /RTKLive/























