Eskalon debati në RTK, Haziri i nervozuar: Nëse m’ke vra, s’ke të drejta
BKT
Lajme

Eskalon debati në RTK, Haziri i nervozuar: Nëse m’ke vra, s’ke të drejta

Në emisionin “Debat” të RTK-së në një moment ka ekskaluar debati kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur nga gazetari Ridvan Berisha se a është shkleje e të drejtave të njeriut arrestimi midis Prishtinës të krerëve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

“Nëse ti me ke vra, nuk mundesh të kërkosh të drejta dhe liri të shprehjes. Ke mjaft të drejta që t’i ofron Gjykata, të ofron avokat, shtrehim, mos me flejt si në shtallë të lopëve…”, i është përgjigjur me nervozizëm Haziri, Berishës.

“Ti a je në anën e atyre që kanë bërë krime apo të viktimes”, i ka thënë më pas Haziri drejtuesit të emisionit, kurse ky i fundit i është përgjigjur: “Jam në anën e drejtësisë”.

Kjo ka ndikuar që Haziri edhe më shumë të reagon: “Ti po del dogmag. Nuk po delni në anën e viktimës. Edhe një plak që ka vdekur, që ka vdekur në shtëpi duhet të dihet kush ia ka future flakën shtëpisë. Janë marrë njerëzit, janë humbur, qetu po lypet drejtësia”.

“Është shkleje të drejtave të njeriut, është dashur të bëhet edhe për serbët gjykata, jo vetëm njëetnike”, ka qenë reagimi tjetër i Berishës.

Haziri më pas ka thënë se nuk i intereson sa e kriminalizuar është Serbia, por sa është e dekriminalizuar Kosova. “Ne duhet të jemi shembull i mirë në rajon për demokraci, për dekriminalizim. A e keni pa, ata (serbët) e kanë vrarë edhe kryeministrin e vet”, ka thënë kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme