Selmanaj: Programi i MSA-së është në harmoni me planin e Qeverisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka prezantuar planin e Qeverisë për Stabilizim Asocimin, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane. Ai tha se ky plan është dokumenti kryesor për agjendën evropiane.
Selmanaj tha se dokumenti është i harmonizuar me planin e punës së qeverisë dhe buxhetin.
“Programi është miratuar në qeveri dhe është dokumenti kryesor për agjendën evropiane. Ky program ka qenë i finalizuar në mars, mirëpo për shkak të ndryshimeve në qeveri është dashur të modifikohej dhe planin e punës së qeverisë dhe buxhetin për vitin 2020”.
Ai theksoi se Programi parasheh objektivat për këtë vit. 206 masa përmban programi, 32 janë projektligje dhe të dy masat janë zbatuese.
“Dhe do të miratohen nga Kuvendi. Programi i MSA-së është në harmoni me planin e qeverisë. Rëndësia e zbatimit të tij është pjesa e marrëveshjes financiare për IPA. Ky është vitit i tretë sepse do të përfitojmë 0.4 milion euro. Ne jemi koshient për masat që i kemi vendosur vetes dhe do ti arrijmë obligimet tona. Në fusha tjera jemi të obliguar të vazhdojmë zbatimin e këtij programi”, tha Selmanaj. EO























